Pages

Translate

Thursday, October 3, 2013

Një popull që ka dëshmorë, nuk njeh robëri

                                        



                                                                                                         
 Një popull që ka dëshmorë, nuk njeh robëri

Sytë e mi të mbuluar me pluhur nuk shihnin asgjë.Pastaj mjegulla e zezë e pluhurit që kishte mbuluar vendin,filloi dalëngadalë të hiqej.Ç'të shihje!

Maja e malit qëndronte prore, ndërsa gjaku rridhte rrëke, e mbi të fluturonte pëllumbi që sillte lirinë.

Dëshmorët që ranë për liri u bënë lule e luftës dhe e gjakut.Jo vetëm kaq, ata u bënë edhe shkronja të arta të lirisë, të ngulitura në zemrën e çdo shqiptari.

Vendin e përgjakur e mbuluan lotët, por thellë në zemër shfaqej gëzimi i paskaj.Nënlokja as nuk qante,as nuk rënkonte,por bekonte Shqipërinë, Kosovën dhe dëshmorët që ranë për lirinë.

Një lapidar i lirisë u ndërtua në krahët e shqiponjës.Aty u shkruan emrat e dëshmorëve, e pastaj shqiponja fluturoi në kaltërsi.

Ne, shqiptarët, me shekuj nuk e njohëm robërinë.Nuk thuhet kot se ku ka dëshmorë, nuk ka robëri.Dëshmorët tanë gjithmonë do të jetojnë në zemrat tona si fitimtarë.

1 comment:

  1. oj lope o kloshar pse e ke vjedh esen ti qifsha ropt ngoje prej ktuhit fshije ma mire e ki http://rapitful.blogspot.com/2013/03/nje-popull-qe-ka-deshmore-nuk-njeh.html

    ReplyDelete