Deklarata 17 Shkurti
Në rrjedhën e zhvillimeve njëshekullore, në Evropën demokratike të sotme bëhet e domosdoshme për një popull që të lirohet nga skllavëria, nga rripat që mbajnë lidhur popujt e tjerë jodemokratikë, në këtë rast sllavët serbë. Është e natyrshme që populli shqiptar i Kosovës të festoj në mënyrë shumë solemne, por duke respektuar çdo kusht nga BE-ja, NATO e deri te tribunali i Hagës dhe propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisarit që përfshin me këtë përshtatjen e prioriteteve të legjislacionit të paraparë në aneksin XII.
Historianëve dhe politikanëve le të ju shkoj mendja te kolonitë amerikane 1776 dhe kolonitë evropiane më ‘’2008’’: krahasimet dhe dallimet e theksuara. Në ditën e madhe rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës (para një viti), i gjithë populli është ngritur në këmbë për të shikuar me vëmendje se çfarë dokumenti i jashtëzakonshëm është deklarata e shpalljes së pavarësisë.
Garat që u bënë në ditën e pavarësisë, midis presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi për përvetësimin e meritave ishin të kota, ua atribuan gjithë qytetarëve për përpjekjet shekullore të tyre, dhe ne jemi vetëm ata që e kurorëzuan mundin e sakrificën shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, Edhe pse i pari shkroi Sejdiu ‘’Kosova nuk ka një Ismail Qemajl’’, prap se prap është e turpshme që vetes t’i zgjatësh mandatin për kryetar shteti, por është e trishtueshme dhe e tmerrshme ti ndërrosh emrin shkollës që ka emrin e njeriut të sakrificës të dëshmorit të Kombit, njeriut që nuk e ndali pushkën për një çerek shekulli siç ishte Azem Galica e ti vësh emrin e gjyshit që rezulton si keqpërdorim i pozitës.
Edhe rrëfimi i Thaçit që i ka thënë djalit të tij për rëndësinë e pavarësisë dhe të njëjtin rrëfim t’ua përcjellin edhe fëmijëve dhe nipërve të tyre, këtë e dinë edhe gurët e lumit e të malit, lisat dhe lulet e fushave të gjallët dhe të vdekurit, por nuk e dinë prapavijën e dokumentit të jashtëzakonshëm.
Është aq i kufizuar me kushte, obligime dhe rezerva të cilat japin detyrime të mëdha për Kosovën, që burokracia e mbetur të sundoj akoma. Kur i shikojmë të gjitha këto, atëherë jemi të varur e të stërnvarur.
Edhe në paragrafin e fundit:’’ Ne këtu konfirmojmë, në mënyrë të qartë, të veçantë dhe të pandryshueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e gatshme që t’u bindet dispozitave të cekura në këtë deklaratë.
Por megjithë këtë faleminderit Evropë që lëvize nga ajo e të qenurit ‘’perandori e izolimit’’ drejt frymës së zgjerimit të familjes evropiane, pra Evropa e shek. 21 po vazhdon të dekolonizohet: nga protektorati deri në të qenit anëtare Be-së, pa arritur një pavarësi të plotë dhe sovrane në ndërkohë. E ne shqiptarët të paktit në letër e kemi pranuar këtë çmim.
Këtu do të jenë me mijëra zyrtar evropian të pranishëm, për të na mbushur mend një herë e përgjithmonë për ndaljen e korrupsionit i shoqëruar me qindra të këqija dhe për të na detyruar të kthehemi ne rrugën e përparimit, mirëqenies qytetare, respektimit dhe zbatimit të ligjit.
Për tmerret e viteve diktatoriale millosheviqiane kjo zgjidhje për Kosovën nuk është edhe aq e mirë dhe e favorshme, mirëpo ky problem qëndron më pak te manastiret e bukura ne Deçan, Graçanicë dhe në toka të begatshme, të cilat si kurrë më parë, do të jenë ishuj të bukur në një det të huaj.
Krahasuar me serbët e anamoravës, Shtërpcës dhe kudo që gjenden serbë në Kosovë, por jo edhe në Mitrovicën e veriut, megjithë mbylljen e përkohshme nga NATO-ja mes tyre dhe Serbisë, pas djegies së dy pikave kufitare nga turmat serbe, realiteti i integrimit të tyre të përditshëm shoqëror, ekonomik dhe kulturor vazhdon dhe nuk ndalet.De fakto Kosova pothuajse është ndarë.Mendoj se do të mbetet e tillë deri atëherë kur Kosova dhe Serbia do të jenë në fund që të dyja anëtare të BE-së, por për disa dekada do të arrijë në një pozitë të krahasueshme me atë të Belgjikës.
Është e tmerrshme kur humbet dora e gangrenizuar mirëpo ky është parakushti i dhimbshëm për shërim dhe vazhdim të jetës, shumica e serbëve e dinë se kjo është zgjidhja më e mirë, për t’i detyruar ata të kthehen në rrugën nga kanë ardhur, në pashallëkun dhe paragjykimet primitive të Beogradit, kuptohet ata që i kanë duart e përlyera me gjakun shqiptar.
Kosova detyrimisht do të evropianizohet, që nënkupton nevojën e ndryshimeve të mëdha, jo vetëm në planin formal-juridik, por edhe në atë të mendësisë.
Shteti kosovar, si fryt i flijimeve të mëdha të vetë qytetarëve dhe i përkrahjes së faktorit ndërkombëtar duhet të strukturohet dhe të funksionoj në përputhje me standardet evropiane, që nënkupton funksionimin dhe zbatimin e padiskutueshëm të ligjit.
Pavarësia e Kosovës do të ketë kuptim vetëm nëse qytetarët e saj do të jetojnë me mirë se më parë.
Këtë mrekulli që burimin e ka nga sakrifica e popullit gjatë tërë shekullit, Evropa do ta mbikëqyr me rigorozitet
O klloshar pse e ke vjedh prej ktuhit a je mire me krye ti oj lope fshije meniher http://rapitful.blogspot.com/2013/02/deklarata-17-shkurti.html
ReplyDelete