Pages

Translate

Thursday, October 3, 2013

Një popull që ka dëshmorë, nuk njeh robëri

                                        



                                                                                                         
 Një popull që ka dëshmorë, nuk njeh robëri

Sytë e mi të mbuluar me pluhur nuk shihnin asgjë.Pastaj mjegulla e zezë e pluhurit që kishte mbuluar vendin,filloi dalëngadalë të hiqej.Ç'të shihje!

Maja e malit qëndronte prore, ndërsa gjaku rridhte rrëke, e mbi të fluturonte pëllumbi që sillte lirinë.

Dëshmorët që ranë për liri u bënë lule e luftës dhe e gjakut.Jo vetëm kaq, ata u bënë edhe shkronja të arta të lirisë, të ngulitura në zemrën e çdo shqiptari.

Vendin e përgjakur e mbuluan lotët, por thellë në zemër shfaqej gëzimi i paskaj.Nënlokja as nuk qante,as nuk rënkonte,por bekonte Shqipërinë, Kosovën dhe dëshmorët që ranë për lirinë.

Një lapidar i lirisë u ndërtua në krahët e shqiponjës.Aty u shkruan emrat e dëshmorëve, e pastaj shqiponja fluturoi në kaltërsi.

Ne, shqiptarët, me shekuj nuk e njohëm robërinë.Nuk thuhet kot se ku ka dëshmorë, nuk ka robëri.Dëshmorët tanë gjithmonë do të jetojnë në zemrat tona si fitimtarë.

The American Revolution

                                                         The American Revolution    

The American Revolution was not a revolution in the sense of a radical or total change. It was not a sudden and violent overturning of the political and social framework, such as later occurred in France and Russia, when both were already independent nations. Significant changes were ushered in, but they were not breathtaking. What happened was accelerated evolution rather than outright revolution. During the conflict itself people went on working and praying, marrying and playing. Most of them were not seriously disturbed by the actual fighting, and many of the more isolated communities scarcely knew that a war was on. America's War of Independence heralded the birth of three modern nations. One was Canada, which received its first large influx of English-speaking population from the thousands of loyalists who fled there from the United States. Another was Australia, which became a penal colony now that America was no longer available for prisoners and debtors. The third newcomer -- the United States --based itself squarely on republican principles.

Yet even the political overturn was not so revolutionary as one might suppose. In some states, notably Connecticut and Rhode Island, the war largely ratified a colonial self-rule already existing. British officials, everywhere ousted, were replaced by a home-grown governing class, which promptly sought a local substitute for king and Parliament.


Essay american revolution summary american revolution for kids american revolution timeline american revolutionary war american revolution causes american revolution battles declaration of independence american revolution dates,great articles for american revolution
                                                     Deklarata 17 Shkurti

Në rrjedhën e zhvillimeve njëshekullore, në Evropën demokratike të sotme bëhet e domosdoshme për një popull që të lirohet nga skllavëria, nga rripat që mbajnë lidhur popujt e tjerë jodemokratikë, në këtë rast sllavët serbë. Është e natyrshme që populli shqiptar i Kosovës të festoj në mënyrë shumë solemne, por duke respektuar çdo kusht nga BE-ja, NATO e deri te tribunali i Hagës dhe propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisarit që përfshin me këtë përshtatjen e prioriteteve të legjislacionit të paraparë në aneksin XII.
    
    Historianëve dhe politikanëve le të ju shkoj mendja te kolonitë amerikane 1776 dhe kolonitë evropiane më ‘’2008’’: krahasimet dhe dallimet e theksuara. Në ditën e madhe rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës (para një viti), i gjithë populli është ngritur në këmbë për të shikuar me vëmendje se çfarë dokumenti i jashtëzakonshëm është deklarata e shpalljes së pavarësisë.
  
    Garat që u bënë në ditën e pavarësisë, midis presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi për përvetësimin e meritave ishin të kota, ua atribuan gjithë qytetarëve për përpjekjet shekullore të tyre, dhe ne jemi vetëm ata që e kurorëzuan mundin e sakrificën shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, Edhe pse i pari shkroi Sejdiu ‘’Kosova nuk ka një Ismail Qemajl’’, prap se prap është e turpshme që vetes t’i zgjatësh mandatin për kryetar shteti, por është e trishtueshme dhe e tmerrshme ti ndërrosh emrin shkollës që ka emrin e njeriut të sakrificës të dëshmorit të Kombit, njeriut që nuk e ndali pushkën për një çerek shekulli siç ishte Azem Galica e ti vësh emrin e gjyshit që rezulton si keqpërdorim i pozitës.
  Edhe rrëfimi i Thaçit që i ka thënë djalit të tij për rëndësinë e pavarësisë dhe të njëjtin rrëfim t’ua përcjellin edhe fëmijëve dhe nipërve të tyre, këtë e dinë edhe gurët e lumit e të malit, lisat dhe lulet e fushave të gjallët dhe të vdekurit, por nuk e dinë prapavijën e dokumentit të jashtëzakonshëm.
 
       Është aq i kufizuar me kushte, obligime dhe rezerva të cilat japin detyrime të mëdha për Kosovën, që burokracia e mbetur të sundoj akoma. Kur i shikojmë të gjitha këto, atëherë jemi të varur e të stërnvarur.
  Edhe në paragrafin e fundit:’’ Ne këtu konfirmojmë, në mënyrë të qartë, të veçantë dhe të pandryshueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e gatshme që t’u bindet dispozitave të cekura në këtë deklaratë.

Por megjithë këtë faleminderit Evropë që lëvize nga ajo e të qenurit ‘’perandori e izolimit’’ drejt frymës së  zgjerimit të familjes evropiane, pra Evropa e shek. 21 po vazhdon të dekolonizohet: nga protektorati deri në të qenit anëtare Be-së, pa arritur një pavarësi të plotë dhe sovrane në ndërkohë. E ne shqiptarët të paktit në letër e kemi pranuar këtë çmim.
    

    Këtu do të jenë me mijëra zyrtar evropian të pranishëm, për të na mbushur mend një herë e përgjithmonë për ndaljen e korrupsionit i shoqëruar me qindra të këqija dhe për të na detyruar të kthehemi ne rrugën e përparimit, mirëqenies qytetare, respektimit dhe zbatimit të ligjit.
   

    Për tmerret e viteve diktatoriale millosheviqiane kjo zgjidhje për Kosovën nuk është edhe aq e mirë dhe e favorshme, mirëpo ky problem qëndron më pak te manastiret e bukura ne Deçan, Graçanicë dhe në toka të begatshme, të cilat si kurrë më parë, do të jenë ishuj të bukur në një det të huaj.
   

    Krahasuar me serbët e anamoravës, Shtërpcës dhe kudo që gjenden serbë në Kosovë, por jo edhe në Mitrovicën e veriut, megjithë mbylljen e përkohshme nga NATO-ja mes tyre dhe Serbisë, pas djegies së dy pikave kufitare nga turmat serbe, realiteti i integrimit të tyre të përditshëm shoqëror, ekonomik dhe kulturor  vazhdon dhe nuk ndalet.De fakto Kosova pothuajse është ndarë.Mendoj se do të mbetet e tillë deri atëherë kur Kosova dhe Serbia do të jenë në fund që të dyja anëtare të BE-së, por për disa dekada do të arrijë në një pozitë të krahasueshme me atë të Belgjikës.
  

   Është e tmerrshme kur humbet dora e gangrenizuar mirëpo ky është parakushti i dhimbshëm për shërim dhe vazhdim të jetës, shumica e serbëve e dinë se kjo është zgjidhja më e mirë, për t’i detyruar ata të kthehen në rrugën nga kanë ardhur, në pashallëkun dhe paragjykimet primitive të Beogradit, kuptohet ata që i kanë duart e përlyera me gjakun shqiptar.
 

   Kosova detyrimisht do të evropianizohet, që nënkupton nevojën e ndryshimeve të mëdha, jo vetëm në planin formal-juridik, por edhe në atë të mendësisë.
   Shteti kosovar, si fryt i flijimeve të mëdha të vetë qytetarëve dhe i përkrahjes së faktorit ndërkombëtar duhet të strukturohet dhe të funksionoj në përputhje me standardet evropiane, që nënkupton funksionimin dhe zbatimin e padiskutueshëm të ligjit.
     
   Pavarësia e Kosovës do të ketë kuptim vetëm nëse qytetarët e saj do të jetojnë me mirë se më parë.
    
   Këtë mrekulli që burimin e ka nga sakrifica e popullit gjatë tërë shekullit, Evropa do ta mbikëqyr me rigorozitet
                                                
                                                          Ese Dashuria Ndaj Nenes              
Nënë është një fjalë që ka një tingull shumë të ëmbël,ku çdo fëmijë qysh në belbëzimin e tyre të parë mësojnë fjalën nënë.

Nëna për çdo fëmijë është shumë e rëndësishme dhe i kushton një respekt të veçant.

Dashuria më e madhe që ekziston në botë,është dashuria ndaj nënës.

Nëna na solli në jetë,na mësoi,edukoi në mënyrën më të mirë dhe ne duhet t'a duam nënën më shumë se çdo qenie tjetër.

Dhe për çdo nënë fëmijët e tyre janë çdo gjë në botë.

Nëna mundohen me mish e shpirt që t'ia ofron të gjitha kushtet e nevojshme për jetë,mësim dhe edukim fëmijëve të tyre.
 Ese - Dashuria ndaj nënës,nje ese ku pershkruhet dashuria ndaj nenes apo Nena si qenia me e dashur ne bote,ese per nenen,nena ese shqip,ese per  dashurine ndaj nenes,dashuria e nenes ese shqipe